Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin se po planifikon të blejë vilë në Palasë. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur italiane, Corriere della Sera. Sipas gazetës, Meloni është shprehur e trondit nga lajmi i rremë dhe lehtësia me të cilin u përhap ai. “Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë”, citon gazeta kryeministren italiane. Pak ditë më parë gazeta ‘Il Foglio’ publikoi një artikull sipas të cilit kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës. Sipas gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhenien e saj me Edi Ramën. Lajmi u përcoll edhe nga shumë media të tjera duke u lidhur edhe me ndërtimin e Qendrave të Emigrantëve në Shqipëri. Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive
Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …