Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thekson se masat e vendosura nga BE-së, ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar, kanë pasur një ndikim të ndjeshëm negativ në ekonominë e vendit. këto masa kanë bllokuar rreth 300 milionë euro që do të shfrytëzoheshin për projekte kapitale. Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e prioritetit në ekonomi dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar heqjen e këtyre masave dhe për të parandaluar vendosjen e sanksioneve të reja të paralajmëruara nga BE-ja. Rafuna ka shprehur shqetësimin se këto masa janë dëmtuese për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve, duke theksuar se zbatimi i projekteve kapitale të bllokuara do të kishte përmirësuar ndjeshëm standardin e jetesës në Kosovë. Rafuna i ka bërë thirrje Qeverisë që të sigurojë një klimë të favorshme për bizneset dhe të vendosë ekonominë në qendër të politikave të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …