leoni

Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën për mos-raportim të pasurisë ndaj ministres, Donika Shvarc

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar aktakuzën për mos-raportim të pasurisë ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo ngarkohet se në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarim të pasurisë më 22 mars 2021, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara me ligj. “Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e marrë më 19 qershor 2024, përmes të cilit gjykata ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës të parashtruara nga mbrojtësja e Gërvallës, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku.  ky hap u ndërmor me qëllim që gjykata të ketë një pasqyrë më të qartë lidhur me këtë çështje penale si dhe për faktin se e njëjta detyrohet që saktësisht dhe tërësisht të vërtetoj faktet për të marrë një vendim të ligjshëm, ka vendosur që procedura penale e filluar ndaj zonjës Gërvallës Lidhur me akuzën për mosraportim të saktë të pasurisë, në seancën fillestare më 7 mars 2024, zonja Gërvalla ishte deklaruar e pafajshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …