leoni

Në Mitrovicë u mbajt dëgjimi i shtatë publik për planifikimin e buxhetit për vitin 2017-2019

Pas gjashtë dëgjimeve publike që janë mbajtur në komunën e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka mbajtur sot  edhe dëgjimin e fundit publik me qytetarët për planifikimin e buxhetit për vitin 2017-2019,  ku gjatë këtij tubim morën pjesë strukturat e gjinisë femërore, përfaqësuesja nga Zyra për Çështje Gjinore, Besa Veseli si dhe Ajnishahe Haziri nga Grupi i Grave Deputete.

OJQ  të udhëhequr nga femrat kërkuan përkrahjen e projekteve të tyre. Kërkesat e tyre kishin të bëjnë kryesisht  me rritjen e bashkëpunimit rom- ashkali si dhe për punësimin e tyre. OJQ “Mundësia” kërkoi ndërtimin e një hapësire ku do ti zhvillonin aktivitetet për promovimin e prodhimeve shtëpiake dhe atyre punëdore të grave nga Mitrovica.

Po ashtu edhe një banore nga fshati Zhabarë kërkojë vendosjen e sinjalizimit të udhëkryqit në mënyrë që banorëve të këtij fshati dhe nxënësve  të shkollës fillorë t’u mundësohet lëvizje më e sigurt.

Përfaqësuesit komunal premtuan se do ti shqyrtojnë kërkesat e tyre dhe se duke u bazuar  në mundësit financiare dhe buxhetore do ti përkrahin ato varësisht nga prioritetet që përcakton komuna, duke i drejtuar ato fillimisht në Bordin e Drejtorëve, Komitetin për Politik dhe Financa dhe për  aprovim në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …