Inaugurohet projekti i furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të komunës së Rahovecit

Është inauguruar projekti i furnizimit me ujë të pijshëm në Hoçë të Madhe, Zaqisht, Opterushë dhe zonën e ekonomike-parku industrial në Opterushë të komunës së Rahovecit.  Ky projekt i rëndësishëm erdhi si rezultat i një angazhimi të madh dhe këmbëngulës të komunës, K.R.U. “Gjakova” dhe komunitetit të kësaj zone e që është bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Rahovecit, Ministrisë së Ekonomisë dhe K.R.U. “Gjakova”, i cili kap vlerën rreth 1 milion € e që synon furnizimin me ujë të pijshëm të mijëra qytetarëve të kësaj zone dhe mundëson përmirësim të madh të furnizimit me ujë të qytetit të Rahovecit (Zona e III-të), përkatësisht të pjesëve të epërme të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …