Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokates, Annie O’Reilly, ka bërë një parashtrim lidhur me dëshmitarin, Steve Russell

Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokates, Annie O’Reilly, ka bërë një parashtrim lidhur me dëshmitarin, Steve Russell

Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokates Annie O’Reilly,  ka bërë një parashtrim lidhur me dëshmitarin, Stive Rassell,  cili ka filluar  dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në gjykimin  kundër krerëve të UÇK-së. Sipas saj, Prokuroria i ka thënë mbrojtjes që dëshmitari do të përdorë disa dokumente që nuk mund t’i shohin as ata dhe as mbrojtja. Sipas O’Reilly kjo është një situatë e vështirë për ata pasi ky dëshmitar ka qenë edhe objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në email thuhej që dëshmitari kishte me vete materiale që nuk mund t’i jepeshin  Prokurorisë,  as mbrojtjes, por sidoqoftë do të përdoreshin nga dëshmitari për të rifreskuar kujtesë gjatë seancës përgatitore. Të premten ne ju kërkuam t’i evidentojnë paragrafët përkatës që lidhen me këto materiale dhe të na sqaroni se çfarë hapash duhet të ndërmarrim për t’i parë këto materiale. Prokuroria na thanë që kishin pyetur dëshmitarin lidhur me këto materiale, por nuk ishin ë sigurt nëse do mund t’i merrnin materialet para se të jepte dëshminë dëshmitari,  ka thënë O’Reilly

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …