Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit Nagip Krasniqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në njoftimin e Prokurorisë është thënë se i pandehuri për rreth dy vjet ka bërë keqpërdorim. “Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, është thënë në njoftimin e prokurorisë. Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill 2023, pas bastisjeve të Njësisë së Hetimeve Speciale, në zyrën e tij në KEK dhe në dy banesat e tij. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …