Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit t Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (7)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit t Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (7)

  • T: Nuk bëhej obduksioni dhe kontrollimi i shqiptarëve të vrarë

Moto:

Mt: Ankesa vetëm ndaj 50 punonjësve operativ

Ankesat dhe paraqitjet e përpunueme për këtë lloj të keqperdorimit janë ngre kundër më se 50 individëve nga shërbimi i sigurimit të cilët mund të jenë fajtor të drejtpedrejt ose indirekt për ato raste të vdekjes por për disa nga sosh nuk ka shënime të  mjaftueshme, që do të thotë se në procesin e mëtejshëm do të jetë e nevojshme me vertetuar se cili individë është përgjegjës për rastin e paraqitur të vdekjes gjegjësisht kush kishte mundur me ardh në konsiderim për përgjergjësi.

   Për sa i përket të bazuarit të ankesave si dhe dokumentacionit të tyre tash për tash mund të thuhet se të gjitha këto meritojnë të shqyrtohen me kujdes të plotë për çdo rast veç e veç, dhe se nevojitet një huluimtim i mëtejshëm dhe mbledhja e shënimeve më të afërta dku nga ana e vet komisionit, e dikun nga ana e organeve të cilave Komisioni u kishte besuar vertetimin e thënieve, e në disa raste të tjera kushte mundur me shku menjëherë në ngritjen e procedurës penale me qëllim të vertetimit definitiv se a është fjala për vepër penale dhe se a ekziston përgjegjësia penale e organit gjegjës të sigurmit. Komisioni krahinr, në bazë të vërtetimit të paraqitjeve, deklarateve të disa personave si dhe të vertetimit nepërmjet te organeve tjera ka mundur të mbledh shënimet dhe me ardhë deri te materiali i cili akuzon në mënyrë dokumentuese një numlër të organeve të shërbimit të sigurimit shtetëror për vepra të caktruara penale, kështu që me këtë qëllim ia ka derguar materialin organeve përkatëse të ndjekjes për tre pjesëtar të shërbimit të sigurimit shtetëror, dhe për 12 vrasje që janë bërë në këtë periudhë. Në lidhje me këtë është e nevojshme të theksohet më parë për disa vështirësi që do të paraqiten me rastzine vertetimit të së vërtetës  te rastet e ndryshme, e veçanërisht te ato te të cilat ështël ngritur ose do tlë ngritet procedura penale. Atje ku ekzistojnë keqperdorimet me pasoja vdekjepruese, është gjë normale se individët e atillë  qysh atëherë janë munduar me fshehë veprimtarinë e vetë të palejueshme, mandej ka pasur edhe ndikime të dhunëshme me persona të cilët kanë ditur sado pak për rastin në mënyrë që të mos i tregojnë askujt, ka pasur edhe mbështetje te shenjave tjera. Në të shumtën e rasteve të paraqitjeve ë vdekjeve nuk janë bërë me kohë kontrollimet dhe obdukimet e kufomave, e nëse janë bërë, në këtë rast nuik ka mundur me u vlerësuar se a thua kanë qenë kompetente organet gjyqësore në atë kohë me konstatuar se është fjala për krim. Mandej, prej kltyre ngjarjeve këndej ka kaluar një kohë mjaft e gjatlë, prandaj, sot është vështir me dokumentuar veçanërisht  nëpërmjet raportit të ekspertëve. Disa persona kanë vdekur as shumë muajsh, prj mmentit të rrahjes ose  malltretimit, prandaj ështlë vështir me vertetu se a tha në mes ë vdekjes së tyre dhe rrahjes ka ndonjë lidje tlë drejtpedrejt të shkakut të vdekjes, veçanërisht nëse sakrifica nuk i është drejtuar me kohë mjekut ose nëse familja e tij nuk disponon sot me dokmentacion për natyrën dhe historiatine sëmundjes. Veçanërisht është vështir me vertetuar shkakun e lidhjes  në mes të malltretimit të personave të ndryshem dhe vetëvrasjeve të cilat këta i kanë bërë pas kësaj, veçanërisht nëse vetvrasja është bërë jashtë burgut ose entit ku është malltretuar e pas një kohe prej momentit të malltretimit deri te vetvrasja. Në disa raste organet e sigurimit kanë vertetuar se gjoja ndonjë person ka ikur në Shqipëri ndlërsa tash në hamendje tgheksohet se kjo nuk është  e vërtetë, por seqytetari i humbur është vra nga ana e organit t sigurimit.

Mt:Kush i humbte kufomat e shqiptarëve ?

Në disa raste të këtilla nuk kanë mundur të gjinden kufomat e  personave të humbur, e ka edhe rrethana tjera të paqarta. Është e qartë se për shkak të tërë kësaj sqarmi i rasteve të këtilla dhe të ngjashme do të jetë i vështir, mirëpo kjo e obligon çdo organ që do të merret me hulumtimin dhe vertetimin e së vërtetës për rastet e këtilla të keqperdprimeve të organeve të sigurimit ti hyjë punës me një shkathësi të posaçme, me durim dhe objektivitet.

 Me këtë rast duhet me theksuar ede faktin se në kohën  duhur praktikisht nuk është shtrue çështja e përgjegësisë penale të organeve të sigurimit për rrahjet dhe vrasjet e qytetarëve. Prej të gjitha rasteve të shqyrtuara të cilat janë paraqitur deri më tash Komisioni, vetëm 2 raste kanë dalë më parë para gjyqit dhe klta kanë qenë katlr pjeslëtarë të Shërbimit të sigurimit, prej të cilëve një është dënuar me katlr vjet burg të rëndë për vrasje nëpërmjet të rrahurit me qëllim që ta detyrojnë personin me pranua për një farë personi ë ikun. Është interesant edhe kjo se këta petrsona të denuemkanë mbetur edhe më tej në Shërbimin e sigurimit shtetëror. Ndërsa disa prej tyre kanë zënë bile edhe pozita ma me prgjegjësi në te.s Udhëheqësit e lartë të Shërbimit të sigurimit kanë intervenuar në mënyrë të hapur si ede në mënyrë tjera që fajtorët e këtillë t mos ndiqen penalisht ose që të denohen me ndihmë të lehtë.

   Duke i mbledhë shënimet nga ankesat e marra për vrsjet, vetvrasjet si dhe lëndimet e rënda, del se disa pjesëtar të Shërbimitr të sigurimit me këtë rast janë të akutuem e të dyshuam edhe për ma shumë raste tlë vdekjes së qytetarëve në mënyra të ndryshme de në rrethana të ndryshme.

  Ka edhe disa nënpunësa të sigurimit shtetëror të cilët po paraqiten tash për dy ose më shumë likuime të qytetarëve – qoftë kjo ër shkak të armëve, qoftë për skak t mundimeve me qëllim me nxjerrë atë qka ka dëshirë, në proceduren penale ose për arsye të tjera, bile edhe me anë të ndermjetesimit të bashkëpunëtoreve etj. si dhe në rastin e mëparshëm, ashtu edhe në rastet e kltila do të ngrhet procedura penale.

Mt:Abuzimet materiale

Në një numër rastesh tash pr tash nuk ka materiale të mjaftueshme që të  mundet me u ngrit menjëherë procedura penale, prandaj nevojitet që të organizohet me pa vërtetimine të gjitha rasteve.

 Megjithëse këto paraqitje deri më tash nuk janë vertetuar sa duhet, prapseprap në bazë të këtyre materialeve dalin disa konkluza të sigurta.

   Nga ana e disa organeve të sigurimit shtetëror ka pasur vrasje të dyshimta të qytetarlve duke i arsyetuar në mënyra të ndryshme si edhe motive të ndryshme, e që janë bërë në mënyra misterioze. Për disa persona janë formuar dosjet pas likudimit të tyre. Me dosjet e këtilla, në të cilat gjenden shënimet jo të sakta ka qenë dashur me i paraqit personat e likuiduar si elemente armiqësore. Në bazë të raporteve të bashkëpunëtorëve duke mos i vertetuar aspak ato se gjoja janë duke u marrë e veprimtari armiqësore, theksohen edhe disa raste të likudimit të qytetarëve.

 Keqperdorimet materiale e të natyrës tjetër

Keqperdorimet e pozitës zyrtare me qëllim që të fitohen dobitë materiale nga ana e disa funksionarëve e pjesëtarëve tjerë  të shërbimit të punëve të brendshme janë gjithashtu të shuma përnga numri si dhe të mëdha për nga përpjestimet e veta. Keqperdorimet e këtij lloji pasqyrohen  veçanërisht në shpenzimin jo të ligjshëm të fondeve për destinime të posaçme, fshehjja dhe përveqësimi i mallit kontrabandë të zënë pastaj shfrytezimi i automobilave për nevojat private, blerja e autombileve me qmime më të ulta e jo nëpërmjet të ankandit të organizatave të ndryshme punuese nëpërmjet të privilegjeve të ndryshme si dhe benificioneve të palejueshme me rastine blerjes së matetrialit te ndertimit  për ndertimin e shtëpive private, me shitjen e armëve etj. Sa për ilustrim po theksojmë disa shembuj:

– Vijon-

E përgatiti: Prof. dr. Agim ZOGAJ

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …