Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për mosraportim të pasurisë. Ajo, ka ngritur pyetje të rëndësishme në lidhje me ndershmërinë e Gërvallës, duke i kujtuar asaj periudhën e saj të gjatë në Gjermani. Musliu ka kërkuar që Gërvalla të japë dorëheqje nga posti i saj si ministre, duke e cilësuar aktakuzën për “Steuerhinterziehung” si një akt të rëndë që vë në dyshim integritetin e saj. Ajo e ka akuzuar Gërvallën për vjedhje dhe gënjeshtër të qëllimshme para Agjencisë Anti-Korrupsion dhe ka theksuar se ndershmëria është e domosdoshme në funksionet e larta qeveritare.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …