PSD: RTK-ja është uzurpuar nga Vetëvendosje, por Rilind Gërvalla nuk shkarkohet pa miratimin e Kurtit

PSD-ja, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për kapjen e RTK-së, nga  Vetëvendosja. Bardh Ahmeti nga PSD-ja ka deklaruar se dorëheqjet e fundit brenda RTK-së janë një dëshmi e qartë e kësaj kapjeje, duke shtuar se Rilind Gërvalla, i cili është akuzuar për përdorimin e RTK-së për të sulmuar mediat si “Nacionale” dhe “Periskopi” me lajme të rreme, nuk mund të shkarkohet pa miratimin e kryeministrit Albin Kurti. RTK ka humbur pavarësinë editoriale dhe është shndërruar në një vegël politike nën ndikimin e Vetëvendosjes. Ai gjithashtu kritikoi përdorimin e institucioneve të tjera, si Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, duke vënë në dukje se pushteti aktual po përdor të gjitha institucionet e kapura për të luftuar kundërshtarët e tij politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …