leoni

Hajdar Beqa: Qeveria Kurti ka penguar zbardhjen e rastit Dehari dhe po ia përdor familjen për përfitime politike

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti për mos-zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, duke i akuzuar ata për përdorim të çështjes në favor të qëllimeve politike. Duke iu referuar konferencës së fundit të mbajtur nga deputeti Sami Kurteshi, Beqa e quajti atë një “konferencë të nivelit të ulët” dhe një “fyerje ndaj figurave historike të vendit”. Vetëvendosja  ka keqpërdorur rastin Dehari për të ardhur në pushtet dhe për të siguruar vota, ndërsa nuk ka marrë asnjë veprim konkret për zbardhjen e rastit. Ai gjithashtu kritikoi Qeverinë Kurti për pengimin e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, duke theksuar se kjo mungesë lidershipi e ka penguar luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Pavarësisht premtimeve  për drejtësi, veprimet e Qeverisë kanë treguar të kundërtën, duke dëmtuar besimin në institucionet e drejtësisë dhe duke e bërë të pamundur.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit që të mos ndikojë te dëshmitarët

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit …