Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinëë-Kurti, duke e akuzuar për krijimin e skenarëve të cilat synojnë mashtrimin e popullit. Gjatë një konference për media, Haradinaj deklaroi se Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po përpiqen të fshehin një “deficit patriotik” duke përdorur “filma” për të mbuluar mungesën e kontributit në luftën për liri. Ai theksoi se këto veprime po i rrezikojnë aleancat e rëndësishme të Kosovës, veçanërisht marrëdhëniet me Amerikën, andaj qeveria aktuale duhet të japë dorëheqje. Ramush Haradinaj gjithashtu theksoi se zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për 9 shkurt 2025, janë një mundësi për të kthyer vendin në normalitet dhe për të forcuar lidhjet me aleatët ndërkombëtarë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …