Kanë përfunduar pyetjet e mbrojtjes për dëshmitarin, Steven Russell, në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Kanë përfunduar pyetjet e mbrojtjes për dëshmitarin, Steven Russell, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën e sotme ka vijuar dëgjimi i dëshmitarit, i cili është shoqëruar nga përfaqësues të qeverisë amerikane. Pas marrjes në pyetje nga mbrojtja e Thaçit dhe Veselit dje, në seancën e sotme ky dëshmitar është marrë në pyetje nga mbrojtja e Selimit, Krasniqit dhe nga trupi gjykues. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkaq Jakup Krasniqi e ka ndjekur seancën përmes video-lidhjes. Avokati i Rexhep Selimit, Erik Tully ka insistuar në pyetjet për dëshmitarin e Prokurorisë  lidhur me kartat identifikuese të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëse kanë pasur kontakt me Ministrinë e Rendit Publik. Ai tha se  Nëse kishin lidhje me UÇK-në, qoftë kjo nga ministritë apo funksionet civile, ne e kishim për udhëzim, kishim direktivë që t’i sekuestronim, t’i merrnim këto.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …