Komuna e Malishevës nisë debatet publike për hartimin e buxhetit për vitin 2025

Komuna e Malishevës ka filluar sot konsultimet publike me qytetarët, në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2025, me qëllim të rritjes së transparencës dhe përfshirjes së gjerë. Kryetari i komunës, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, ka organizuar takimin e parë me qytetarët, ku është prezantuar qarkorja buxhetore. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, e ka mbajtur sot takimin e parë me kryetarët e Këshillave Lokal, ku është prezantuar qarkorja buxhetore për vitin 2025, e cila ka arritur me një muaj vonesë nga ministria përkatëse. Sipas qarkores së dytë buxhetore, buxheti i planifikuar për Komunën e Malishevës për vitin e ardhshëm arrin në 21 milionë e 576 mijë e 545 euro, prej të cilave 6 milionë e 63 mijë e 143 euro janë paraparë për investime kapitale. Gjatë takimit, kryetarët e Këshillave Lokal prezantuan nevojat e vendbanimeve që përfaqësojnë, me fokus kryesor në investimet në infrastrukturë, për shkak të rritjes së numrit të shtëpive të banimit dhe kërkesave për ndërtimin e kanalizimeve, rrugëve, ndriçimit dhe çështjeve tjera të infrastrukturës. Drejtori Thaçi iu përgjigj pyetjeve të parashtruara nga përfaqësuesit e Këshillave Lokal, duke ofruar sqarimet e nevojshme për projekt buxhetin. Prezantimi dhe diskutimet për buxhetin do të vazhdojnë edhe me grupet e tjera të interesit, duke përfshirë të gjitha fushat e jetës në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …