Nisë ndërtimi i trotuarit në fshatin Prekaz i Epërm

Është rikthyer intensiteti i punëve dhe projekteve pas përfundimit të pushimeve verore. Ndërkohë që dje filloi asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të komunës së Skenderajt, sot nisi një projekt i ri kapital. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të trotuarit në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt. Në kuadër të këtij projekti, do të ndërtohet trotuari përgjatë rrugës kryesore të fshatit, ndërkohë që do të përfshihen edhe lagjet “Hasanaj” dhe “Bregaj”. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i shoqëruar nga drejtorët Behxhet Maliqi dhe Driton Mulaj, gjatë mbikëqyrjes së punimeve, ka thënë se projekti i trotuarit në Prekaz është tejet i rëndësishëm për sigurinë e këmbësorëve, veçmas të fëmijëve nxënës, të cilët, deri sot, kanë qenë të rrezikuar në vajtjen e tyre shtëpi – shkollë dhe anasjelltas.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …