AAK kërkon hetime ndaj kreut të Pejës, Gazmend Muhaxheri

AAK kërkon hetime ndaj kreut të Pejës, Gazmend Muhaxheri

Fillimi i ndërtimit të xhamisë në fshatin Vitomiricë të Pejës ka aktualizuar sërish reagimet e kundërshtimet e shumta. Ndërtimi i kësaj xhamie u pat pritur me protesta dhe peticione nga banorët e këtij fshati që u shprehën kundër saj. Edhe Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Pejës pat refuzuar dhënien e lejes së ndërtimit së kësaj xhamie me donacione nga Dubai. Disa ditë më vonë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i jep leje Bashkësisë Islame për ndërtimin dhe injoron vendimin e Urbanizmit. Mirëpo një udhëtim i Muhaxherit në Dubai, pesë muaj pas dhënies së lejes, ku ai ishte takuar me donatorin e xhamisë, do të ishte objekt i një hetimi të mundshëm nga prokuroria, nëse do të dëgjohet kërkesa e Degës së AAK-së në Pejë. Kjo degë të martën ka dalë me një komunikatë me të cilën kërkohet nga prokuroria që t’i nisë hetimet ndaj kreut të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …