Thirrje Publike për shprehje të interesit sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Malishevës
Në pajtim me legjislacionin në fuqi, përkatësisht, neni 14, neni 17 pika a) dhe c), nenin 58, pika a,b,d,g, të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe duke u bazuar në përputhje me nenin 4 pika l, pika 1. l, pika 1.2, pika 1.3, pika 1.4 , pika 1.5, pika 1.6, Neni 5 pika 1.1, pika 1.2, pika 1.3, pika 1.4, neni 6 pika l. paragrafi 1.2, neni 7 pika, neni 8 pika 1.2, neni 12, neni 15, neni 16, neni 17, neni 18, neni 19, neni 20. te Ligjit Nr. 06/L-092 Për dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, gazeta zyrtare e Republikës se Kosovës numer:10/03/pri112019, Rregullorja (QRK) Numër:09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, Neni 13. 14, 15, 17, 19. 20, 21, pika 3 , të kësaj Rregulloreje, si dhe vendimeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, 02/121, dt.08.03.2024, Për dhënien e pronës së paluajtshme te Komunës në shfrytëzim personave fizik dhe juridik, si dhe Vendimi numër:02/111, dt.07.03.2024, për formimin e Komisionit Vlerësues të Ofertave për dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës në shfrytëzim Afatgjatë deri në nëntëdhjetë e nëntë (99) vite.
– Komisioni vlerësues në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 09.08.2024 përpiloi këtë njoftim:
Njoftim i Komisionit Vlerësues:
Komisioni Vlerësues ka hartuar dhe publikuar Shprehjen e Interesit dhe lënden e saj, kushtet e pjesëmarrjes dhe kriteret, procedurën dhe te gjitha dokumentet e kërkuara si dhe ka përcaktuar afatet e hapjes dhe mbylljen e Shprehjes së Interesit me datë 20.08.2024 dhe mbylljen e afatit me date 03.09.2024.
Lëndë e Shprehjes se Interesit është toka e pa ndërtuar ndërtimore, pronë e Komunës së Malishevës sipas vendimit numër 02/121, dt.08.03.2024, dhe përfshin parcelat me numër të cekur si me poshtë:
Parcela me numër të njësisë, P-72310047-00894-25, sipas numrit të lëndës 275/24, zona kadastrale Malishevë, në sipërfaqe prej 1494 m2 ne vendin e quajtur ”Mahalla e Hisenajve” e kualitetit të klasës, kullosë e klasit 3, pronë publike në emër të Komunës se Malishevës dhe Parcela me numër të njësisë P-72310047-00894-26, sipas numrit të lëndës 275/24, zona kadastrale Malishevë, në sipërfaqe prej 2460 M2 , në vendin e quajtur “Mahalla e Hisenajve” e kualitetit të klasës Kullosë e klasit 3, pronë publike në emër të Komunës së Malishevës.
Periudha e dhënies në shfrytëzim: Nëntëdhjetë e nëntë (99) vite.
Qëllimi i dhënies në shfrytëzim (Veprimtaria që mund të ushtrohet):
Qëllimi i dhënies në shfrytëzim i parcelës e evidentuar me lart është për ndërtimin e objektit me destinim afarizëm-banim shumë banesor, (sipas kritereve dhe kushteve ndërtuese të përcaktuara nga drejtoria e urbanizmit.
Hapësira e lejuar për ndërtim në të dyja parcelat së bashku është gjithsej 2000 m2 (2000 metra katror.)
Kushtet e veçanta
-
a) çmimi fillestar është jo më pak se 30% e vlerës financiare të investimit, në interes të komunës së Malishevës, jo më pak se 30% e tërësisë së objektit të ndërtuar në metër katror (M2) të ndërtimit, në interes të komunës së Malishevës
-
b) përzgjidhet oferta me çmimin me të lartë për Komunën e Malishevës të ofruar sipas kritereve të përcaktuar në njoftim
-
c) shprehja e interesit vlera e të cilit është më e lartë për komunën e Malishevës, mund të shndërrohet në projekt publik, në interes të Komunës
-
d) kushtet tjera të përcaktuara me Rregullore, dhe kritereve të përcaktuara sipas këtij njoftimi për shprehje të interesit.
Kriteret e vlerësimit:
Zgjedhja e ofertës për dhënien në shfrytëzimit afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, bazohet në kriteret vijuese:
-
Vlera Investive e projektit
-
Oferta ekonomikisht më e favorshme që përfshinë
-
Plani ideor
-
Plani dinamik i realizimit të projektit