Në komunën e Ferizajt kanë filluar punimet për rikonstruktimin e rrugës “Tahir Sinani”. Rruga”Tahir Sinani” ndodhet skaj hekurudhës në qendër të qytetit të Ferizajt, e cila do të shërbej si një arterie të rëndësishme rrugore që lidh dy pjesë të qytetit me nënkalimin e ri të sapo përuruar.