Komuna e Malishevës pritet të financojë projektin më të mirë të propozuar nga qytetarët

Takimi i buxhetimit me pjesëmarrje i mbajtur me 20 gusht 2024 në Gjimnazin “Hamdi Berisha” të komunës së Malishevës është një hap i rëndësishëm për angazhimin e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e projekteve që i shërbejnë komunitetit! Gjatë këtij takimi, qytetarët ndanë ide dhe propozime të vlefshme, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të Malishevës në përputhje me kriteret e përcaktuara nga komuna për përzgjedhjen e projekteve.

Propozimet e qytetarëve përfshijnë:

  1. Fushë sportive në SHFMU “Ibrahim Mazrreku”.

  2. Rruga “Hil Mosi”.

  3. Këndi i lojërave tek HANDIKOS.

Takimi i dytë i buxhetimit me pjesëmarrje, mbështetur nga Aktiviteti i USAID “Kontrata Sociale”, do të mbahet më 25 gusht në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, duke filluar nga ora 19:00. Në këtë takim, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë dhe të zgjedhin projektin më të mirë. Komuna e Malishevës fton të gjithë qytetarët të shpërndajnë propozimet e paraqitura dhe të marrin pjesë në votim. Projekti fitues do të financohet nga buxheti i komunës me një shumë prej 70 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …