leoni

Rashiq: Asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje kaq të madhe dhe urrejtje në mes të serbëve në Kosovë

Rashiq: Nuk është formuar ende ekipi për hartimin e statutit të Asociacionit

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq ka deklaruar se ende nuk është formuar kurrfarë ekipi ose grup punues, për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që parashihet të formohet sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shtuar se zërat që flasin për formimin e një ekipi të tillë, tash për tash janë spekulime. “Mediat kanë transmetuar se në këtë ekip gjoja se do të jenë katër kryetarë të komunave nga pjesa veriore e Kosovës. Kjo nuk është e vërtetë dhe se një koncept i tillë do të ishte i gabueshëm, sepse në këtë ekip do të ishin vetëm njerëzit nga pjesa veriore e Kosovës, ka theksuar deputeti, Rashiq. Ai ka vlerësuar se ekipi duhet të jetë i përbërë nga përfaqësuesit e serbëve në pjesën jugore dhe veriore, prej profesionistëve të cilët një kohë të gjatë punojnë në institucionet e Kosovës dhe e dinë mënyrën sesi statuti duhet të përfshihet në sistemin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …