Hapen dyert për bizneset në Rahovec – 8 lokale të reja afariste zejtare

Sot, u përuruan lokalet afariste zejtare në Rahovec, një hap kyç në zhvillimin ekonomik, që pritet të sjellë gjallëri në tregun lokal dhe të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës. Ky projekt përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për ndërmarrësit dhe për zejtaret që duan të investojnë në Rahovec. Objekti përmban:

8 lokale në dy kate, në sipërfaqe të përgjithshme prej 420 m2.

Parkingje të shënjuara sipas standardeve, në sipërfaqe prej 930 m2.

Së shpejti, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi t’i marrin në shfrytëzim këto lokale përmes ankandit publik, duke përfituar nga një ambient modern dhe i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të tyre afariste.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Jemi të angazhuar që të punojmë së bashku për të vazhduar përkrahjen me bursa, duke e rritur numrin e tyre për të rinjtë tanë

Sot, në një takim të frytshëm, të sinqertë e krejt të hapur me të rinjtë …