Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për vizitën e shefit të CIA-s, Williams Burns, në rajon

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, Williams Burns, në rajon. Ajo thotë se kjo vizitë ka dy porosi dhe njëra prej porosive ka të bëj me edhe me Kosovën. Vizita e papritur e shefit të CIA Williams Burns në rajon ka rendësi strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon. Vet fakti që kjo vizitë u realizua në Bosnje dhe më pas në Serbi tregon se porosia është për destabilizuesit e rajonit, mirëpo ka dhe një porosi të tërthortë për Kosoven meqenëse dialogu Kosove – Serbi ishte po ashtu në fokus. Me William Burns kam pasur takim zyrtar në Uashington në mars 2011, menjëherë kur mora detyrën e kryenegociatores në dialogun e Brukselit.  Në atë kohë William Burns ishte zëvendëssekretar i shteti i Amerikës”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …