Teutë Rrusta: Shtesat për fëmijë përfundojnë në xhepat e çerdheve, jo te familjet e tyre

Aktivistja Teutë Rrusta, nga PSD-së, ka kritikuar ashpër politikën e Qeverisë Kurti lidhur me shtesat për fëmijë, duke theksuar se rritja e këtyre shtesave ka përfunduar duke rritur çmimet e çerdheve, duke i lënë familjet me fëmijë në një situatë financiare edhe më të vështirë. Rrusta ka shprehur zhgënjimin e saj për mosrealizimin e premtimit të qeverisë për ndërtimin e 160 çerdheve të reja, duke theksuar se ato kanë mbetur në të njëjtin vend si katër vite më parë. Ajo gjithashtu kritikoi rritjen e çmimeve të çerdheve, që sipas saj, kanë dyfishuar koston për prindërit, duke kaluar nga 20 deri në 50 Euro më shumë për muaj. “Në rastin më të mirë, rritja e shtesave për fëmijë sjell një humbje prej 10 Eurosh për familjet, dhe në rastin më të keq deri në 40 Euro. Kjo rritje përfiton vetëm kopshtet dhe jo fëmijët,” tha Rrusta. Ajo shtoi se ndryshe nga Kosova, Gjermania po angazhohet për të ofruar vende në kopsht pa pagesë, duke mbrojtur kështu familjet nga rritjet arbitrare të çmimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …