leoni

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar aktakuzën për mosraportim të pasurisë kundër ministres, Donika Shvarc

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar aktakuzën për mosraportim të pasurisë kundër ministres, Donika Shvarc. Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se kjo Agjenci e ka kryer punën e saj, për sa i përket rastit për mos deklarim të pasurisë nga ana e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, duke dërguar rastin në Prokurori. Gjykata Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar aktakuzën për mosraportim të pasurisë ndaj ministres Gërvalla. Buleshkaj, ka thënë se rasti tani është duke u trajtuar në Prokurori dhe se Agjencia që drejton ai është pjesëmarrës në secilën fazë të hetimeve të këtij rasti. Ne e jemi pjesëmarrës të secilës fazë, qoftë të hetimeve, po ashtu edhe të trajtimeve gjyqësore që do ti bëhet këtij rasti, jemi gjithmonë prezent, kudo që na kërkohet”, deklaroi Buleshkaj. Ai ka thënë se ky është një shembull që pa marr parasysh nivelin e pozitës që kanë zyrtarët duhet që të jenë transparent me publikun duke deklaruar pasurinë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …