leoni

Mikrofoni i hapur zbulon bisedën mes ambasadorit Hovenier dhe kryetares, Vjosa Osmani, lidhur me Qeverinë Kurti

 Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një konference për shtyp, por që  ka ndriçuar më tej marrëdhëniet e tensionuara brenda udhëheqësisë së Kosovës. Gjatë konferencës, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, ndërsa, Vjosa Osmani qëndroi në heshtje, por me një qëndrim që dukej qartë se miratonte komentet e ambasadorit. Pas përfundimit të konferencës, kur mikrofonat ende incizonin, Hovenier ishte  kthyer drejt, Vjosa  Osmanit dhe kishte  thënë: “Nuk deshta t’ i thoja, këto duke lënë të kuptohet se ishte i vetëdijshëm për përmbajtjen e ashpër të fjalëve të tij, por gjithashtu i vendosur për t’i thënë ato. Në përgjigje, Zonja Osmani lëshoi një ofshamë që interpretohej si një shprehje e dorëzimit ndaj situatës, duke treguar edhe frustrimet e saj personale ndaj situatës së krijuar. Ky takim  në një kohë kur distancimi i saj  nga Kurti po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, por ndodh në mënyrë tinëzare dhe taktike. Vjosa Osmani, e cila shpesh është akuzuar për bashkëpunim të ngushtë me Amerikën,   edhe më tej po bën përpjekje për të marrë kontrollin mbi skenën politike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …