Makfire Beqiri Asllani: Çika e Malësisë së Madhe – Ajshe Gjonbalaj

Shqiponja që po fluturonte mbi tokat tona të pushtuara,  në kërkim të dritës dhe për këtë  hyri në faqen e ndritur të historisë sonë kombëtare si femra me më së shumti vite e burgosur politike   ,që i mbijetoi vite me radhë  torturës dhe doli gjithnjë me shpirt të lirë siç ndjehej edhe në dhomën terr të zezë, nëpër burgjet ( ish) Jugosllave .

Gjithnjë e kam potencuar se pranvera  e madhe  nuk do vinte nga një lule, nga një lulëkuqe, nga një lis apo nga gruplisash akronime këto që na i mësoi plaga shekullore që po kullonte dhimbje e vetëmohim për liri, për çlirim.

Në trojet tona të copëtuara, në çdo kohë kishte bij e bija që për liri, për çlirim, ngriheshin si në legjenda dhe e turpëronin armikun, e vrisnin vdekjen nga e cila lindte jeta .

E tillë është edhe Ajshe Gjonbalaj ( diç na rrëfen) syshqiponjë e cila lindi në fshatin Vuthaj, Plavë- Guci në Malësinë  tonë të Madhe .

 Biografia  e saj ngjanë sikur lexojmë një zanë mali që kurdis orën historike  duke mos e trembur as qerpikun e gjatë e syrin e zi si ulliri, ku dritë e dëshiruar na dëfton në dy vija të holla mbi vetullat si krahë shqiponje e me shikimin e thellë, lëshon tmerrin mbi armikun  dhe ndonjë argati të tyre shqipfolës, se Ajshja, nuk po trembej, se Ajshja për armë zjarri, kishte mjete drurësh për goditje  sa herë i ofroheshin bishat e ndyra  për ta edukuar, se  rrugëtimi i saj ishte i ndëshkueshëm. Ajshja, madje e gatshme të flijoheshe edhe për qengjat e kopesë së saj që po blegërinin pas zërit  të saj sa të ëmbël aq të ashpër.

 Intelektuale dhe e arsimuar, Ajshja,  Selinë patriotike e rrëfen  nga Zemra  e Popullit ku ka ngjiz besën për liri a vdekje, liri po, vdekje kurrë – lexohen mes rreshtave të saj, dhe, kudo në trojet tona, në zërin me bubullima shpërthimesh diellore të rinisë shqiptare .

 E kudogjendur për të drejtat e shqiptarëve, e kudo ngritur për Kosovën Republikë, Ajshja e Gjonbalajve të Malësisë së Madhe .

Ta lexosh librin e Ajshe Gjonbalaj, lexuesi arrin t’i shtrij duart nga qielli ku besojmë është Gjithëkrijuesi ynë i fateve?, kjo  vajzë guximtare e mposhti vdekjen që po ia gatuanin në vazhdimësi armiqtë e kombit tonë, e mposhti, madje shpesh dhe i goditi ku me flakë  e ku me flakë’fjalë.

Vuajtjet e saja ta kujtojnë Jezu Krishtin, se Ajshja e Malësisë së Madhe, po kërkonte të drejtën Universale -çlirimin nga pushtues barbar e në këmbim të kësaj kërkese, mori qelitë më të ftohta si varri , kafshatat e numëruara të bukës atje mes muresh të lame me gjak shqiptarësh.

Ajshën e shndërruan në kockë e lëkurë,  doli nga qelia me 43 kilogram peshë trupore, por peshonte sa dashuria për liri, sa vetëmohimi për Kosovën Republikë, sa shpirti i UÇK- së .

Kushedi, them të tillët u mbrojtën nga fuqi e padukshme, që të rrëfejnë…

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …