Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Kosova është e dëmtuar nga qeverisja e kryeministrit, Albin Kurti, sepse ai po bën lojëra të vogla në veri, duke e lënë Kosovën të izoluar e të ndëshkuar. Nuk ka ndodhë asnjë vizitë e lartë prej shteteve të rëndësishme në Kosovë prej janarit. Kryeministri fare s’ka bërë vizita zyrtare jashtë Kosovës. Kosova mbeti pa hyrë në KiE. Jemi të izoluar, të ndëshkuar, të sulmuar dhe ende vazhdojnë lojërat e propagandat për lojërat e vogla në veri. Ai çon ekipe për urën në veri ndërkohë që para 6 vitesh BE-ja e ka kryer restaurimin, pastaj lëshon këto deklaratat se e hap urën se është e drejtë, natyrisht që duhet të reagojë ambasadori amerikan. Situata është jo e mirë, por demokracia e ka rotacionin politik. Në shkurt janë zgjedhjet, ky ka pas shanse të qëndrojë edhe disa mandate, por e dështoi Kosovën. Shpresojmë që ky rotacion do ta heqë Kurtin”, tha Edita Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …