Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës konsideron se mbajtja në fuqi e sanksioneve të BE-së ndaj vendit tonë, është e pakuptimtë

Qeveria e Kosovës konsideron se mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese ndaj Kosovës me gjithë rekomandimin pozitiv të përfaqësuesit të lartë të BE, Josep Borrell është e pakuptimtë.  Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha se masat duhet të hiqen menjëherë dhe në mënyrë të plotë. Mbajtja ende në fuqi e këtyre masave përkundër rekomandimit pozitiv nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell tashmë është e pakuptimtë. Ai vetë i ka propozuar fillimisht ato, ka më shumë se një muaj që ka konstatuar se të gjitha kushtet janë përmbushur dhe masat duhet të hiqen. Mirëpo zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se diskutimet e shteteve anëtare të BE-së në Këshill për raportin e përfaqësuesit të lartë, për përmbushjen e kërkesave të BE-së nga Kosova janë duke vazhduar, duke u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pa koordinuar.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë devijuar krejtësisht nga ideologjia e dikurshme

Visar Ymeri, ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur  mbi ndryshimet e tij dhe ato të …