leoni

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca kërkon që të shtyhet për vitin e ardhshëm aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Konjufca: Qeveria nuk i ndalon kriminelët serbë, por vetëm aktivistët nga Shqipëria

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për medie pasi që aktivistëve të saj nga Shqipëria nuk po iu lejohet qëndrimi në Kosovë. Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Glauk Konjufca ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të japin sqarime se kush ka dhënë urdhër për ndalimin e hyrjes në Kosovë të aktivistëve, Dejona Mihali, Arbër Zaimi dhe Bojken Abazi. Sipas tij, ky është vendim arbitrar i Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa. Ai ka thënë se si është e mundur që kriminelët serbë të hyjnë në Kosovë duke tensionuar marrëdhëniet ndëretnike dhe asnjërit nuk i ndalohet hyrja në Kosovë. “Pse ky pushtet u hap derën kriminelëve dhe dëbon aktivistët e Republikës së Shqipërisë”, ka pyetur deputeti, Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …