Pozita dhe opozita në Shqipëri, pas shumë mosmarrëveshjeve e qëndrimeve të kundërta, kanë rënë dakord dhe kanë mbyllur me sukses negociatat e stërzgjatura lidhur me “Reformën në drejtësi”. Konsensusi është arritur në bazë të një formulimi të Komisionerit Johannes Hahn, i cili ka dhënë edhe formulimin përfundimtar të arritjes së tij. Palët përplaseshin në dy çështje, që kishin të bënin që të dyja me rolin e ndërkombëtarëve. Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit ka dalë në një deklaratë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se kjo është fitore e PD-së, duke shtuar se është vendosur që roli i ndërkombëtarëve në këtë proces të jetë rekomandues.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …