Diplomatët e Shteteve të Bashkuara dhe të Kinës kanë bërë më dije se, Moska po përgatit një plan hakmarrjeje ndaj Ukrainës ditën kur ajo do të festojë pavarësinë. Ambasada amerikane ka cituar informacione nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që paralajmërojn[ se Rusia mund të përgatisë sulme kundër objektivave qeveritare dhe civile në Ukrainë, në ditët në vijim. Përfaqësia diplomatike e Uashingtonit tha se ka informacione se Rusia po shton përpjekjet e saj për të nisur sulme me dronë dhe raketa natën dhe ditën në të gjithë Ukrainën. Po ashtu, ambasada kineze në Ukrainë, ka publikuar një paralajmërim për bashkatdhetarët e saj për intensifikimin e mundshëm të bombardimeve ruse. Selia diplomatike në Pekin ritheksoi lajmin për qytetarët kinezë që të mos udhëtojnë në Ukrainë. Vladimir Putin mbajti të enjten një takim me zyrtarë të lartë rreth situatës në rajonet ruse në kufi me Ukrainën, shkruan A2 CNN.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …