Militantët e Sali Berishës, po kërkojnë  lirimin e tij, duke e akuzuar  Ambasadën Amerikanë në Tiranë, për mbajtjen në arrest  

Militantët e Sali Berishës, të mbledhur para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij, kanë sulmuar dje  Ambasadën Amerikanë në Tiranë. Ata i kanë quajtur përfaqësuesit amerikanë në vendin tonë një “çetë komunistësh. Ambasada Amerikane në Shqipëri është një çetë komuniste, është një çetë rebelësh, sepse Yuri Kim inauguroi ato anijet, që marrin nga taksat tona 80 mijë euro në ditë”, deklaroi militanti. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur non grata Sali Berishën, i cili akuzohet nga SPAK për korrupsion me aferën e Klubit Partizani. Edhe Belind Këlliçi ka sulmuar sot ndërkombëtarët që shërbejnë në vendin tonë, duke i akuzuar ata se janë të kapur. Ata nuk thonë të vërtetën, edhe pse një pjesë e tyre janë të kapur dhe të blerë, dhe e gjithë tentativae e tyre në këto vite ka qenë për të shuar PD dhe opozitën, për të shuar opozitën reale, por ne jemi këtu në protestë, tha Këlliçi. (Dita)

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …