leoni

Ramush Haradinaj, ka kritikuar Albin Kurtin, i cili ka thënë se fitoren e 14 shkurtit ia kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora  

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë se fitoren e 14 shkurtit ia kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora. Haradinaj, saktëson se me qeverisjen katërvjeçare të Vetëvendosjes të gjitha këto grupe janë zhgënjyer. “Mashtrimi s’kalon. Nuk ka tallje më të madhe se sa të thuash se fitoren ma kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre. Të rinisë e cila kurrë nuk ka qenë në gjendje më të pashpresë. Të rinisë e cila në përmasa të frikshme po e braktisë vendin. Të rinisë e cila as nuk ka punë, as të hyra, as arsim cilësor e as shpresë se kjo qeveri e ky kryeministër, mund ta ndryshojë gjendjen për ta. Nuk ka fyerje më të madhe se sa të thuash e kemi mbështetjen e grave, kur pozita e gruas e përfshirja e saj në jetën publike, është pothuaj e papërfillshme. Ku dhuna ndaj grave, edhe si rezultat i një depresioni kolektiv të shkaktuar nga kjo qeveri, po merr përmasa shqetësuese”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …