Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot drejtuesin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin. Kryetari Thaçi me këtë rast ka përgëzuar drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës për punën që kanë bërë për një prezantim të dinjitetshëm të shtetit tonë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. “Po i afrohemi ditëve historike kur Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio. Kjo ka qenë një punë e madhe dhe këmbëngulëse që ka bërë edhe kryetari Hasani, edhe ekipi e tij, edhe gjithë bordi, gjithë sportistët kosovarë që një mrekulli e tillë të ndodhë këtë vit”, ka thënë kryetari Thaçi. Ai është shprehur i bindur se nga Rio, ekipi i Kosovës i përbërë nga tetë atletë do të kthehet si fitues dhe me medalje. Sipas tij, vetë pjesëmarrja është një mrekulli për shtetin e Kosovës, meqë po ndodh për herë të parë në histori. Nga ana tjetër, Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka falënderuar presidentin Thaçi për një bashkëpunim të mirëfilltë që ka mundësuar njohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …