Ish-deputetja e AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Myzejene Selmani, është kërcënuar me padi për shpifje nga zonja. Vjosa Osmani për shkak të një postimi në Facebook. Në një njoftim të titulluar “Paralajmërim për Padi,” zyra e presidentes ka kërkuar nga Selmani që të heqë postimin që konsideron se është shpifës dhe absolutisht i pavërtetë. Postimi përmban informacion të pasaktë dhe të dëmshëm për reputacionin e saj. Ish-deputetja e AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Myzejene Selmani ndihet befasuar me këtë email. Unë në atë postim se kam përmend pozitën e Presidentes e as nuk e kam apostrofuar emrin e Vjosa Osmanit. Fjala e lirë është e garantuar me Kushtetutë zonjë e ,,nderuar,, është përgjigjur ajo.