Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup, për ekstradimin e Blerim Ramadanit, ish-ushtar i UÇK-së, i kërkuar nga Serbia për krime lufte në Kosovë. Ky vendim ka çuar në kthimin e rastit për një shqyrtim dhe veprim të ri nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka theksuar se nuk kishte bazë ligjore për ekstradimin e Ramadanit dhe ka kritikuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për mungesë të arsyetuar. Gjykata e Shkupit ka vendosur që procesi i ekstradimit të zhvillohet si procedurë e rregullt në përputhje me Ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Çështjet Penale dhe Konventën Evropiane për Ekstradim. Blerim Ramadani, i cili ishte nën arrest shtëpiak, ka arritur të arratiset më 14 gusht 2024. Ky zhvillim hap mundësinë që ish-ushtarët e UÇK-së të kërkuar nga Serbia të mund të arrestohen në Maqedoninë e Veriut, ndërsa çështja e Ramadanit mbetet e hapur për shqyrtim të mëtejshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …