Gjykata Speciale ka njoftuar për emërimin e Rodnej Diksonit, krye-avokat të ri për mbrojtjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së avokatit të mëparshëm, Ben Emmerson, nga pozita e tij si krye avokat, e cila u bë në pajtim me një urdhër të Trupit Gjykues në çështjen kundër krerëve UÇK-së. Sipas deklaratave nga Gjykata Speciale, emërimi i Dixonit është bërë në përputhje me kërkesat ligjore, pas një marrëveshjeje midis Veselit dhe Emmersonit për të përfunduar përfaqësimin ligjor për shkak të “prishjes së parevokueshme të raportit avokat-klient”. Rodney Dixon, i cili ka një përvojë të gjerë në mbrojtjen e klientëve në raste të ndërlikuara ndërkombëtare, do të udhëheqë ekipin mbrojtës të Veselit në proceset e ardhshme lgjyqësore, në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …