Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë. Është e njohur si vajza që e qëndisi flamurin kombëtar, të cilin e shpalosi në Vlroë Ismail Qemali më 28 nëntor të citit 1912. U lind në Hoçisht të Korçës  më 19 shtator të vitit 1878. Ishte e bija e Papakosta Poçit dhe Lenka Ballaurit me origjinë nga Voskopoja. Ajo kishte dhe dy motra: Uraninë e Angjelina Poçin.

Ishte anëtare e klubit atdhetar “Labëria”. Në vitin 1921 drejtoi gazetën “Shpresa kombëtare”. Marigoja u martua me Jovan Pozion nga Hoçishti i Devollit. Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Ajo la tri vajza, Evridhilën, Fereniqin dhe Lirinë. Po kështu Marigoj shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si për shembull, kushtuar Avni Rustemit; “Ti vrapove porsi plumbi/ Ti u bëre erë e hije/ Shkele, shkove dhe e shove/ Shqipërinë e shpëtove…”. Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tuberkulozit. Kristo Floqi ngriti zërin më 9 dhjetor 1928 duke akuzuar autoritetet shqiptare se kishin harruar kontributin e Marigos. Marigo nuk e mori “statusin e veteranit”, ashtu si shumë të tjerë bënë në vitin 1912. Ajo vdiq e lënë pas dore dhe e harruar nga regjimi i Zogut në vitin 1932. Trupi i saj u varros në varrezat e Manastirit të Zvërnecit. (RKL TV-DIELL KALENDARI KOMBËTAR)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …