Drizan Shala: Shpërfillja e mekanizmit ndëshkues të Amerikës, në Ballkan, mund të sjellin pasoja në sigurinë e rajonit

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të rezultojnë nga shpërfillja e mekanizmit ndëshkues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj figurave politike ballkanase. Duke e përmendur vizitën e fundit të shefit të CIA-s, William Bërns, në Ballkan, Shala e lidh këtë vizitë me mundësinë e vazhdimit të Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit, Joe Biden, i cili mund të ripërtërihet edhe për një vit tjetër. Ai thekson se injorimi i këtij urdhri ekzekutiv mund të ketë pasoja të rënda në fushën e sigurisë, duke ndikuar negativisht në avancimin e listës së zezë dhe bllokimin e ndihmave në fushën e mbrojtjes. Drizan Shala nënvizon se efektet e vizitës së z. Berns ose do të çojnë në një partneritet të forcuar ose në izolim për rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …