leoni

Fatmir Humolli: Qeveria duhet të angazhohet më shumë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykatës Speciale

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale, të cilën ai e konsideron si një institucion anti-shqiptar. Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së është në interes të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj në Kosovë. Ai i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhojë profesionistë për mbrojtjen e tyre. Sipas Humollit, është jetike që mbrojtja e vlerave të UÇK-së të jetë sa më profesionale dhe Qeveria duhet të investojë në këtë drejtim për të parandaluar dëme të mëdha politike për Kosovën. Ai paralajmëroi se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të çojë deri në pikën ku miqtë e Serbisë mund të sfidojnë intervenimin e NATO-s, në Kosovë dhe të ngrenë aktakuza kundër këtij intervenimi. “Në interes të Kosovës është që të paguhet çdo kosto për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, jo vetëm për individët e akuzuar,” tha Humolli, duke kritikuar qasjen aktuale të Qeverisë, të cilën ai e konsideron të pamjaftueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …