Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, është cituar të ketë deklaruar se Serbia synon të pushtojë pjesën veriore të Kosovës dhe të ndajë Bosnje-Hercegovinën për të krijuar një Serbi të Madhe. Në një intervistë për CNN, Clark tha se Serbia është përfaqësuesja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Vuçiq është dinak, dëshiron të duket sikur po luan me të dyja palët, por kur të vijë koha, ai do të bëjë atë që dëshiron Putini. Ne kemi parë shumë dhunë dhe vrasje në 30 vitet e fundit dhe menduam se NATO-ja e kishte ndaluar atë. Por nëse ka një problem në Ukrainë, ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderët si kryeministri Kurti do të duhet të merren me të”, shtoi Clark. Edhe Ivana Shtradner, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, paralajmëroi se Qeveria e Serbisë po përgatitet për një përshkallëzim të ri në Ballkan. Në fakt, është qeveria serbe ajo që po përgatitet për një përshkallëzim të ri në Ballkan dhe këtë vit oficerët e inteligjencës amerikane paralajmëruan përshkallëzime të reja në rajon, tha Ivana Shtradner.