KPF-ja në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), organi obligativ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt, nën drejtimin e kryesuesit Argjend Thaçi. Gjatë mbledhjes, janë shqyrtuar dhe rekomanduar për diskutim në Kuvend disa pika kyçe. Pas miratimit të tri procesverbaleve të mëparshme, KPF-ja ka shqyrtuar raportin gjashtëmujor financiar, raportin e auditimit të komunës për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2023, raportin mbi përfundimin e vitit shkollor 2023-2024, si dhe përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2024-2025. Të gjitha këto raporte dhe disa kërkesa të tjera u rekomanduan për shqyrtim të mëtejshëm në Kuvendin e Komunës. Në lidhje me raportin gjashtëmujor të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2024, paraqiti raportin Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi. Ndërsa, për raportin mbi përfundimin e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor, raportoi shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha, të cilët edhe u përgjigjën në pyetjet e anëtarëve të KPF-së, duke sqaruar detajet e raporteve të drejtorive përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …