Bëhet lisitimi i nevojave në avancimin e shërbimeve në organizatën “Handikos” në komunën e Ferizajt

Në kuadër të implementimit të agjendës së kontratës sociale me komunën e Ferizajt, ekipi i USAID-it , gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Handikosit në Ferizaj. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtorja e Qendrës për Punë Sociale Adelina Rexhepi-Braha, e cila ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme këtë ekipe në realizmin e projektit në përgjithësi. Në këtë takim ishte edhe Enver Kosumi nga Handikos, i cili të pranishmit, i ka njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje edhe me projektin që është në realizimin e  sipër për objektin e ri të kësaj organizate. Qëllimi i takimit të ditës së sotme ishte identifikimi dhe listimi i nevojave për avancimin e shërbimeve në  Handikos. Komuna e Ferizajt, e ka mbështetur ekspertizën dhe zotimit e  saj  në kuadër të agjendës që ka edhe për qëllim avancimin e mekanizmave të konsultimit me qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …