leoni

U mbajt mbledhja e rregullt e KK të Rahovecit e teta për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit gusht, e teta e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve (27), si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme drejtuar kryetarit dhe drejtorive përkatëse. Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:

– Kontrata kolektive – procedurat përmbarimore;

– Buxheti i komunës;

– Thatësirat në bujqësi – dëmi i shkaktuar;

– Objektet e QMF-së në Fortesë dhe Opterushë, sfiduese me kundërmim dhe lagështi;

– Objekti i QMF-së në drenoc – mungesë të barnave;

– Gjendja jo e mirë e kanalizimit në lagjen “Elshani” – Brestoc;

– Dakordimi me Ministrinë e Financave për shtyerjen e afatit për zbatimin e kontratës kolektive;

– Konkurset – punësimet në QKMF;

– Çështja e ujit të pijshëm – reduktimet;

– Rrugët: ”Xhafer Nurkasa”, “Gëzim Mullabazi” dhe “Mexhid Mustafa” – në gjendje jo të mirë, nevojë për intervenime;

– Të prekurit nga përmbytjet dhe vërshimet e vitit 2022 – puna e komisionit vlerësues;

– Kamerat e sigurisë në shkolla;

– Trajtimi i qenve endacakë;

– RENDI I DITËS ishte voluminoz me 12 pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 10,000.00 € (dhjetë mijë euro), Shoqatës “Zona e Pashtrikut”;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien e pronës me qira 1-15 vjet P-05058-0, ZK – Rahovec;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-05058-0, ZK Rahovec;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien e pronës me qira 1-40 vjet P-00772-10, ZK – Xërxë;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P – 00772-10, ZK- Xërxë;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë, P – 02680-1, ZK-Rahovec;

  9. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2023;

  10. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2023;

  11. Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2023;

  12. Shqyrtimi i Raportit 6-mujor të punës së Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe.

Seanca u cilësua dinamike dhe konstruktive! Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit. Si gjithmonë edhe për këtë seancë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:  https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve.

May be an image of 8 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …