Kryetari Latifi vizitoi disa bujq dhe biznese në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn dhe me bashkëpunëtorë, realizuan vizita te disa bujq dhe biznese në Rahovec. Synimi i vizitës ishte të inkurajohen dhe të vlerësohet kontributi i tyre në bujqësi dhe në agrobiznes. Në plantacionet e Vehbi Shalës, një kultivues i njohur i hardhisë së rrushit, patën mundësinë të shihnin nga afër sipërfaqen e tij prej mbi 11 hektarësh. Pas kësaj, vizituan Baki Gashin në Bërtatin, një blegtor i vyeshëm me mbi 40 hektarë drithëra dhe mbi 40 krerë lopë qumështore. Biseduan mbi sfidat dhe mbi mundësitë që paraqet sektori i blegtorisë. Më pas, u vizitua Korab Kabashin nga Çifllaku, në fidanishten e tij, për ndërtimin e së cilës edhe komuna e Rahovecit është partner “Agro Kabashi”, që ka një sistem bashkëkohor, të teknologjisë më të re: të ujitjes, të ftohjes, të ngrohjes, si dhe të tërë procesit të prodhimit, e cila punon gjatë tërë vitit, me kapacitet prodhimi prej rreth 1 milion fidanëve. Në Xërxë, vizituan Qendrën Grumbulluese për Pemë dhe Perime “Agro Celina”, e udhëhequr nga Feim Rexhepi, i cili na tregoi se si kompania e tij grumbullon perime nga 200 fermerë dhe i eksporton në vendet e BE-së. Vizita përfundoi në Krushë të Madhe, ku vitizuan ndërmarrjen për përpunimin e perimeve “Apetiti”, me pronar Kujtim Hotin. Ai na informoi për punën që bëjnë, si dhe për eksportin e prodhimeve në vende të ndryshme, si: ajvari, turshitë etj.

Kryetari Latifi tha se, jemi të kënaqur që pavarësisht sfidave, këta bujq dhe këto biznese, janë duke kontribuuar në zhvillimin ekonomik. Do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të punojmë për përmirësimin e kushteve për bujqësi dhe për agrobiznes! Bujqësisë dhe bujqve, u nevojitet përkrahje dhe lehtësira të shumta nga shteti. Komuna e Rahovecit e ka prioritet të lartë bujqësinë, e kemi përkrahur fuqishëm punën në bujqësi. Do të punojmë me ngulm që bujqësia të bëhet prioritet i lartë edhe nga qeveria e Kosovës! Ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 6 persona

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …