Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në Kosovë. Ai ka kritikuar kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për përplasje me aleatët. Me veprimet e tyre, ata kanë kthyer Kosovën në një çështje të sigurisë për aleatët. Nga shpallja e pavarësisë, kemi punuar shumë qeveri pas qeverie për ta hequr Kosovën nga lista e vendeve me probleme të sigurisë. Në bashkëpunim të ngushtë me aleatët, janë marrë vendime të vështira dhe jopopullore, por që e përafronin Kosovën me perëndimin. Merrnim njohje të reja, anëtarësoheshim në mekanizma ndërkombëtarë, bëheshim pjesë e iniciativave rajonale e ndërkombëtare, duke e betonuar hap pas hapi të ardhmen euro-atlantike të Kosovës. Stabiliteti politik, integrimi i brendshëm i komuniteteve, normalizimi i marrëdhënieve rajonale e veprime të tjera i siguronin Kosovës zhvillim ekonomik e progres në rrugën e integrimit euro-atlantik. Jam i bindur se kjo ka qenë politika më e mençur për integrimin euro-atlantik të Kosovës. Por tani po ndodh që Osmani dhe Kurti me veprimet e tyre ta detyrojnë drejtorin e CIA-s të zbarkojë edhe në Kosovë, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …