Forca e Sigurisë së Kosovës për herë të parë po organizon Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë në Shkollën e Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes. Me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së, gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari vizituan Kampin e Vrellës ku aktualisht po zhvillohet Kursi Bazik i Oficerëve të Këmbësorisë. Bazuar në prioritetet e KOM-FSK-së për zhvillimin e programeve të shkollimit, Forca e Sigurisë së Kosovës për herë të parë brenda vendit po organizon Kursin Bazik të Oficereve të Këmbësorisë në Shkollën e Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes. Ky kurs ka për mision që të trajnojë dhe zhvillojë oficerë të këmbësorisë për të qenë të përgatitur psiqikisht, fizikisht dhe moralisht për të udhëhequr njësi të këmbësorisë. KBOK është kurs 13 javor që trajnon oficerët e rinj për aftësi taktike të avancuara të këmbësorisë dhe të udhëheqjes në fushëbetejë; vlerëson potencialin e udhëheqjes dhe kualifikon kandidatët për udhëheqje në fushën e këmbësorisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …