leoni

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi kritikon vizitën e Albin Kurtit në Shërbimin Korrektues të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke ngritur një sërë pyetjesh në adresë të ministres së  Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ai ka theksuar se kryeministri Kurti duhet të kishte kërkuar llogari nga ministrja Haxhiu për arratisjet e fundit nga institucionet korrektuese të Kosovës. Gashi ka ngritur shqetësime lidhur me ndryshimet e rregulloreve për trajtimin e të burgosurve dhe ka pyetur nëse këto ndryshime kanë ndikuar në shtimin e arratisjeve. Ai gjithashtu ka vënë në dyshim ndikimin e krimit të organizuar në këto rregullore, duke theksuar se rregullat e reja lejojnë që të burgosurit me dënime të gjata të mund të transferohen në burgje të sigurisë më të ulët, një praktikë që më parë ishte e kufizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …