Ish-diplomati, Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, ka shkruar se shefi i CIA-s, William Bërns nuk e ka bë krejt këtë rrugë, për të dëgjuar se sa demokratike është Kosova dhe çfarë rritje ekonomike ka vendi ynë, sepse ato fare mirë i ka ditur CIA. Postimet e Kurtit, me rastin e takimit të kryeministri Kurti me drejtorin Burns, nuk është dashur të kenë tone të një fushate parazgjedhore, të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv, përpos që e ulin edhe më tepër kredibilitetin e Qeverisë së Kosovës në sytë e Uashingtonit, pasi ato me siguri nuk e paraqesin substancën e takimit. Vizita e Shefit te CIA-s, Ambasadorit William Burns në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, vende këto të cilat janë gjeneruese apo ballafaqohen me sfida të sigurisë, është e një rëndësie të veçantë në këtë kohë të agresionit rus në Ukrainë, eskalimit të krizës në Lindjen e Mesme, dhe potencialit të konflikteve të mundshme në rajon. Në këtë kontekst, është shumë domethënëse edhe deklarata e Departamentit të Shtetit në cilën në mes tjerash theksohet se “forcimi i partneriteti strategjik” në mes Uashingtonit dhe Beogradit është i fokusuar drejtë të ardhmes evropiane të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …