Vizita e shefit të CIA-s, William Bërns, në Kosovë, ka ngjallur reagime të shumta, por entuziazëm në Vetëvendosje

Vizita e shefi i CIA-s, William Bërns, në rajonin e Ballkanit dhe veçmas në Kosovë, ka ngjallur entuziazëm naiv te një pjesë e militantëve të Vetëvendosjes, të cilët pretendojnë ta bindin popullin se  marrëdhëniet me Amerikën qenkan në nivelin më të mirë të mundshëm, edhe pse ata e dinë mirë se cili është ai nivel.        Ky entuziazëm pasqyron më së miri përpjekjen për të propaganduar politikat e kryeministrit, Albin Kurti  si realiste dhe të dobishme për vendin, edhe pse e vërteta është krejt ndryshe, por ajo nuk pranohet dot.

Entuziazmi deri diku edhe i shfrenuar,  shpërtheu nga frika se e shefi i CIA-s, William Bërns, do ta anashkalonte takimin me Kurtin, pasi ai fillimisht kishe takuar kryetaren, Vjosa  Osmani dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, pastaj Kurtin, deshi apo nk deshi ai

Qëllimet e vizitës së shefit i CIA-s, William Bërns, në rajonin e Ballkanit dhe veçmas në Kosovë, kishin të bënin me verifikimin e gjendjes së sigurisë, në kohën e thellimit të krizës nga luftimet në Ukrainë,  sidomos në Rripin e Gazës si dhe mundësisë hipotetike  të shpërthimi të luftës edhe në rajonin e Ballkanit.

Ky rast po komentohet nga politikanët dhe analistë të shumtë, të cilët shprehin bindjet e tyre, disa nga të cilat janë realiste e disa euforike dhe entuziaste.

 

Ish-diplomati, Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, ka shkruar se shefi i CIA-s, William Bërns nuk e ka bë krejt këtë rrugë,  për të dëgjuar se sa demokratike është Kosova dhe çfarë rritje ekonomike ka vendi ynë, sepse ato fare mirë i ka ditur CIA.  Postimet e Kurtit, me rastin e takimit të kryeministri Kurti me drejtorin Burns, nuk është dashur të kenë tone të një fushate parazgjedhore, të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv, përpos që e ulin edhe më tepër kredibilitetin e Qeverisë së Kosovës në sytë e Uashingtonit, pasi ato me siguri nuk e paraqesin substancën e takimit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për veprimet e saj të pakoordinuara dhe të njëanshme jo vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me aleatët tjerë perëndimor, përfshirë edhe shtetet anëtare të BE-së, duke theksuar se po dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Gazetari i njohur nga Shqipërua, Mero Baze ka kritikuar ashpër reagimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me shefin e CIA-s, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe të orientuara drejt konsumit të brendshëm elektoral. Qëllimi i CIA-s, është të shmangë konfliktet dhe të sigurojë stabilitetin në rajon, veçanërisht në zona të ndjeshme si Kosova dhe Bosnja. Ai deklaron se Kurti po manipuluan publikun e tij për përfitime politike, duke shmangur deklarata të rëndësishme që mund të humbnin mbështetjen elektorale. Kurti, për katër vjet rresht, ka përdorur një retorikë të konfliktit, që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe ka frikësuar investitorët nga Kosova. Deklaratat e tilla nuk duhet të merren seriozisht, pasi ato janë të orientuara më shumë drejt fitimit të një mandati të ri sesa për zgjidhjen e problemeve reale me Amerikën  dhe rajonin.

Edhe profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph ka shkruar lidhur me vizitën e drejtorit të CIA-së, William Burns, në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, si një zhvillim fatkeq dhe një shenjë e brengës së Uashingtonit lidhur me tensionet në rajon.

Edward Joseph theksoi se kjo vizitë nuk është e mirëpritur, duke e krahasuar atë me vizitat e nivelit të lartë si ato të Bill dhe Hillary Clinton apo të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Ai argumentoi se përfshirja e Burns në negociatat për ndaljen e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit është prioriteti kryesor i administratës amerikane në këtë moment, dhe se ardhja e tij në Ballkan tregon se Uashingtoni i sheh këto vende si pika problematike me potencial për konfrontime të reja.

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, duke folur për këtë rast ka konstatuar se  Kosova nga e premtja nuk do të jetë më e njëjta. Në këtë mënyrë, ai ka paralajmëruar ndryshimet e mëdha që do t`i sjellë vizita e shefit të CIA-s, William Berns., William Berns, me vizitën e tij në Kosovës, pasi e ka varë populizmin e Qeverisë Kurti, e cila do të ndryshojë në mënyrë drastike qëndrimin e saj  për shumë çështje. Nga e premtja do të ndalen fyerjet e zyrtarëve të pushtetit ndaj ShBA-së dhe NATO-s. Sipas tij, narrativa populiste e Qeverisë Kurti, e cila është kultivuar prej vitesh, do të zhduket nga të gjitha fushat. Ai ka thënë se tashme do të dëgjohet vetëm fjalë të mira për aleatët.

Analisti, Frrok Çupi, në një koment të tij të botuar në Gazeta Sot,  ka shkruar se shefi i   CIA-s, William Berns, përveç Albin Kurtit në Prishtinë  mund të takonte edhe Berishën në shtëpinë e tij, në Tiranë. Ai ka shkruar se përderisa në Prishtinë takoi Albin Kurtin dhe në Banja Luka takoi Milorad Dodikun e të tjerë pse të mos takonte edhe Sali Berishën. Sa për punë biografie dhe ‘takim me armikun’, këta të dy kanë të njëjtën rëndesë ballkanike në politikën amerikane. Madje Kurti i Prishtinës dhe Berisha i Tiranës janë dy pjesë të të njëjtit trup. Në gjithë rrugën e tyre të egër, vit pas viti, për të shkaktuar trazira dhe dhunë në Shqipëri, Kurti dhe Berisha janë gjithnjë së bashku. Madje kopje e njëri tjetrit; aq sa Kurti, si Berisha, ngriti celula terroriste kosovare në Shqipëri dhe i veshi me emrin e partisë së tij, Vetëvendosje. Albini shërbeu si syth i Saliut, pasi ai ishte ‘i djegur’ dhe vëzhgohej nga Amerika që nga viti 1997 me 90 e sa celulat terroriste, degëza të Al Qaedas që instaloi në Shqipëri. Kësaj here, Kurti kishte marrë edhe një mision tjetër plus, të shkaktonte konflikt deri me armë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë së shqiptarëve. Edhe kjo, një kopje e Berishës së vitit 1997. Ishte urtësia e kryeministrit Edi Rama, një tip politik që nuk e kapnin radarët, Berisha- Kurti, i cili shtirej  naiv në kohë të vështira’, por  e përzuri pisllëkun  e Kurti me një fshesë të padukshme. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …